Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lansuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime. Këngët deri më tani i janë dedikuar historisë së dashurise së Donaldit dhe Borës, ku kënga më e fundit e publikuar titullohet “Picasso”.
E jo vetëm në muzikë e aktrim, por Donaldi dhe Romeo patën dhe një rikthim të fuqishëm televiziv me programin ‘Më lër të flas’ në Top Channel. E teksa ditën e djeshme u transmetua episodi i fundit, ky i fundit ka disa fjalë në shenjë falenderimi për ndjekësit besnikë.
Faleminderit për gjithë dashurinë që na falët këtë sezon! Ju dua më shumë se shumë!
Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak javësh publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
E në një pauzë shumë të gjatë pa dhënë intervista, më në fund ekskluzivisht për episodin e fundit të ‘Më lër të flas’, artistja ka rrëfyer gjëra nuk i dinim më parë për të.
Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në këtë episod të fundit të ‘Më lër të flas’.