Showbiz

Pas një dasme princeshash, Duka dhe Dukesha e Sussexit nisen për muaj mjalti

Pas dasmës së shumëpritur mbretërore që u ndoq nga e gjithë bota dhe u komentua pa fund në media, çifti më i famshëm i momentit i janë larguar rrëmujës dhe lodhjes për të shkuar në muaj mjalti.

Të sapomartuarit të cilët tashmë kanë statusin Duka dhe Dukesha e Sussexit do të udhëtojnë për më shumë se 4 orë për të shkuar në destinacionin e muajit të mjaltit.

Ata do të qëndrojnë disa ditë në Afrikën e Jugperëndimit në Hoanib Valley Camp një vend përrallor ku nata kushton 600 euro.