Aktorja Shannen Doherty, e njohur për rolet e saj në serialin e suksesshëm “Beverly Hills, 90210” dhe “Charmed”, ka humbur jetën në moshën 53 vjeçare. Ishte publicistja e Doherty, Leslie Sloane e cila bëri të ditur lajmin në një deklaratë për People ku u shpreh se:
Të hidhëruar konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën e saj me kancerin pas shumë vitesh duke luftuar për ta mposhtur.
Ylli i Beverly Hills 90210 u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015. Në vitin 2017, Doherty zbuloi se kanceri ishte rikthyer sërish.
Edhe pse aktorja tha se ishte e vetëdijshme për diagnozën e saj, ajo e mbajti të fshehtë nga kasti pas vdekjes së papritur të aktorit të saj Luke Perry në mars të vitit 2019 në moshën 52-vjeçare. Por në nëntor të vitit 2023, Doherty zbuloi se kanceri ishte në fazën 4 dhe ishte përhapur edhe në kocka.
“Unë nuk dua të vdes,” tha ajo për People në atë kohë.
Një muaj më vonë, Doherty zbuloi se mësoi se ish-bashkëshorti i saj, Kurt Iswarienko, e kishte tradhtuar për dy vjet, vetëm disa orë para se t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor në tru.