Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. E pas gjithë ngjarjeve të ndodhura së fundmi dhe thashethemeve që kanë qarkulluar kudo, moderatorja ka vendosur që të reagojë dhe të thotë se:
Është e pamundur të reagoj çdo ditë duke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëhere vëmendjen që nuk ka të bëj me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime të sigurta”. Kjo ështe e tepërt e po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prapë, çdo gjë merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë. Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj.
Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshtë e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër). Dedikime?! Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të verteta ndaj po e përmbledh. Për momentin ka ASGJË! Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin! Shumë dashuri për të gjithë ju!!
Pra me pak fjalë Bora sapo vendosi pikat mbi ‘i’ jo vetëm në lidhje me bashkëpunimin që përflitej por edhe për çdo thashethem që ka qarkulluar për të dhe për aktorin Donald Veshaj.