Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Jetën private reperi është siguruar ta mbaj gjithmonë shumë private dhe nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për thashetheme apo skandale. Mirëpo, para pak muajsh i gjithë rrjeti u trazua pasi vëllai i tij vrau ish-mikun e ngushtë të artistit, 30- vjeçarin Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën Strella.
Pasi dyshja kishin një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin prej vitesh, kohëve të fundit kishin nisur mosmarrëveshjet ku dhe dyshohet se para disa kohësh reperit Buta i është djegur makina tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro. Kjo dhe arsye të tjera të cilat nuk bëhen të ditura e çuan vëllain e artistit, Qëndrimin të vriste 30-vjeçarin. Nga kjo ngjarje edhe ky i fundit mbeti i plagosur nga Policia e Ferizajit.
Pas kësaj ngjarje tragjike, Buta ishte shkëputur nga rrjetet sociale dhe daljet publike, megjithatë para disa orësh ai u rikthye për të gjithë ndjekësit e tij dhe bëri postimin e parë në Instagram. Krahas disa fotove që duket të jenë shkrepur gjatë pushimeve të reperit gjatë kësaj periudhe pauze, ai ka shkruar:
Mirëmbrëma yje, a ju kam munguar?
Lidhur me këtë ngjarje që qarkulloi kudo në media dhe portale reagoi vetë Buta. Artisti nuk zgjodhi të sqarojë më gjerësisht këtë situatë, por falenderoi të gjithë që i kishin shkruar mesazhe mbështetëse dhe bëri një thirrje për mediat.