Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes së Tom Brady nga Gisele Bündchen, bukuroshja amerikane ‘në radhë’ për të zënë vendin e modeles!

Tom Brady u divorcua më pak se një muaj më parë nga modelja braziliane Gisele Bündchen. Ndërkaq, Kendra Middleton, e cila aktualisht punon si reportere sportive u shpreh për dashurinë që ka për fituesin e shtatë herë të Super Bowl duke shprehur se:

Natyrisht, ai është shumë tërheqës fizikisht, por etika e tij e punës është e mrekullueshme, më pëlqen. Ai është aq i përkushtuar për zanatin e tij. I gjithë identiteti i Tomit për disa dekada ka qenë futbolli dhe jam e sigurt që divorci është i frikshëm për të. E ardhmja e tij është familja.

Middleton mendon se arsyeja e divorcit të Tom me Gisele ishte keqardhja e tij që doli në pension për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij, e cila përfshin tre fëmijë, dy prej të cilëve produkte të martesës së famshme 13-vjeçare. Ndërkaq, Gisele është parë nga ana tjetër duke shijuar një vakt në Kosta Rika me një mashkull misterioz, jo shumë kohë pas ndarjes së saj nga legjenda e NFL, Tom Brady.

Divorci nga Brady u finalizua së fundmi dhe ajo tashmë është parë në një darkë me instruktorin e saj xhudo-s, Joaquim Valente. Dyshja po darkonin së bashku në Koji në Provincia de Puntarenas me dy fëmijët e saj, Benjamin dhe Vivian, të dy të pranishëm.

Ndërkaq, së fundmi u tha se Brady nuk bëri përpjekje të mjaftueshme për të shpëtuar martesën e tij me Gisele, edhe pse ai nuk donte që martesa të përfundonte. Përpara se dyshja të paraqisnin dhe të finalizonin divorcin, ylli i NFL ishte i gatshëm të bënte çfarëdolloj gjëje që duhej për të rregulluar gjërat. Burimet i thanë revistës se afër fundit të martesës së tyre 13-vjeçare, Brady donte t’i rregullonte gjërat sepse nuk donte që fëmijët të kishin prindër të divorcuar.