Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme se marrëdhënia e Dua Lipa-s dhe Anwar Hadid, ishte në krizë. Këngëtarja 26-vjeçare ka qenë në një lidhje romantike me 22-vjeçarin Anwar, i cili është djali i Yolanda Hadid dhe vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid, që nga viti 2019.
Sipas të dhënave të fundit, mësohet se tashmë çifti është ndarë përfundimisht. Revista “OK” raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dy vjeçare. Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York.
Dhe siç zakonisht ndodh që pas një ndarjeje një vajzë të ndryshojë look-un e saj, këtij trendi padiskutim nuk mund t’i shpëtonte as Dua. Bukuroshja së fundmi ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram dhe ajo që vumë re është ndryshimi në flokët e saj. Lipa i është rikthyer stilit ‘bob’, të prera shkurt që mesa duket pritet të jetë edhe trendi i flokëve të vitit 2022.
Por si duket nuk ka mjaftuar vetëm stili i flokëve. Dua është duke e marrë veten tashmë dhe duket se nuk po vuan për Anwar. Ajo ka filluar pushimet me shoqet e saj, teksa edhe po kalon momente të bukura. Dua ka postuar imazhe nga pushimet teksa shihet e shoqëruar nga tri shoqet e saj.
Rikujtojmë, se pak ditë më parë 26-vjeçarja, ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball” sepse ishte diagnostikuar me laringit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Dua anuloi edhe koncertin “Jingle Ball” përsëri për shkak të sëmundjes së saj. Përpos gjithçkaje artistja ka vendosur që nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram t’i lajmërojë të gjithë fansat dhe ndjekësit në lidhje me datat e zhvillimit të turneut të saj me titull “Future Nostalgia” konkretisht në muajin shtator të vitit 2022 në Meksikë, Kolumbi dhe në Argjentinë.