Duket se ‘çmimi’ për ndarjen më të bujshme të momentit i takon pa dyshim Teas dhe Beartit. Vetëm pak ditë më parë ish-konkurrentët e “Për’puthen” që luftuan aq shumë për të qenë krah njëri-tjetrit janë ndarë përfundimisht.
Arsyeja për këtë mbetet e paqartë pasi Tea akuzon Beartin se e ka bullizuar, është treguar shumë xheloz dhe ka qenë i pasigurt për lidhjen e tyre. Nga ana tjetër, Bearti hedh poshtë çdo akuzë.
Mirëpo, duket se kjo ndarje po i shërben mjaft mirë bukuroshit nga Kosova pasi së fundmi ai ka marrë jo 1 por pa fund kërkesa nga vajzat për t’u lidhur me të. Ai ka publikuar një Insta Story pyetjen e një fanseje e cila i kërkon publikisht që të lidhen bashkë.
Megjithatë ajo është refuzuar pasi Bearti u shpreh se nuk është gati për një tjetër lidhje dhe theksoi se 90% e pyetjeve që i bëhen janë propozime të vajzave për t’u lidhur.