Pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, ylli i muzikës pop Madonna duket se ka gjetur një burim ngushëllimi te Josh Popper. Pas ndarjes së saj me modelin 23-vjeçar Andrew Darnell, artistja raportohet se u afrua me Popper, i cili është trajneri i boksit i një prej gjashtë fëmijëve të saj. Ndërkaq, dyshja as e kanë konfirmuar dhe as e kanë mohuar romancën e tyre. Lajmin e kanë konfirmuar edhe burime të brendshme për media të ndryshme.
Pasi u diplomua në vitin 2015 dhe nuk arriti të realizonte ëndrrën e tij të futbollit, Josh më pas iu drejtua boksit. Popper që atëherë ka shkëlqyer në boks dhe madje ka bërë bujë në TV, duke u shfaqur si anëtar i kastit në “Bravo’s Summer House”. Mbretëresha e popit thuhet se po shijon kohën me trajnerin e boksit. Së fundmi, 64-vjeçarja ka reaguar pas kritikave për dukjen e ‘çuditshme’ në “Grammy Awards 2023”.
Ylli i muzikës do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, “Holiday”, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira. Turneu do të nisë këtë verë në Amerikën e Veriut dhe Evropë dhe do të përfshijë 38 këngë në ‘Billboard Hot 100’. Ikona e popit do të performojë muzikë nga e gjithë karriera e saj.