Moderatorja e njohur Ellen DeGeneres ka reaguar së fundmi pas ndarjes nga jeta të mikut të saj, DJ Stephen “tWitch” Boss.
Jam zemërthyer. tWitch ishte dashuri dhe dritë e pastër. Ai ishte familja ime dhe e doja me gjithë zemër. Do të më mungojë. Ju lutemi dërgoni dashurinë dhe mbështetjen tuaj për Allison dhe fëmijët e tij të bukur Weslie, Maddox dhe Zaia. Tani për tani ajo që dua të bëj është të kujtoj gjithë dashurinë dhe të qeshurën që pata me tWitch. Ai solli kaq shumë gëzim në jetën time. E di që ai u solli gëzim edhe juve. Unë do të ndaj disa nga momentet e mia të preferuara me të. Nëse dëshironi, mund të ndani edhe tuajat.
Stephen Boss ishte i njohur si DJ i spektaklit shumë të shikuar “Ellen DeGeneres Show”. Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane mësohet se 40-vjecari ka kryer vetëvrasje. Ai u gjet i pajetë rreth orës 11:25 të mëngjesit të së martës në periferi të Los Anxhelosit. Boss u bë i njohur kur doli i dyti në konkursin e kërcimit “So You Think You Can Dance” në 2008. Ai më vonë do të kthehej sërish në program por këtë herë si anëtar jurie. Moderatorja Ellen DeGeneres e solli atë si DJ në programin e saj të dashur në vitin 2014, një punë që ai e mbajti derisa shfaqja u mbyll këtë vit.