Vetëm pak javë ikona gjermane e modës, Karl Lagerled ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare duke lënë një testament pjesë e të cilës ishte edhe macja e tij Choupette.
Tashmë ajo po merr në dorë kompaninë duke lançuar koleksionin e saj të parë të rrobave dhe produkteve të tjera ku shpreh edhe vuajtjen për ndarjen nga jeta të babait të saj.
Njerëzit që tashmë kujdesen për macen e stilistit të ndjerë kanë lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Choupette sapo ka lancuar koleksionin e saj të parë dhe një pjesë e parave do të shkojnë për bamirësi.
“Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për bamirësi për “Helen Woodward Animal Center”.Kam zgjedhur këtë organizatë private jo fitimprurëse për shkak të angazhimit të saj 40 vjeçar për njerëzit që ndihmojnë kafshët e kafshët që ndihmojnë njerëzit” ,-shkruhej në deklaratën e bërë online.
Choupette ka nxjerrë bluza për femra dhe meshkuj, kover për telefona, filxhanë çaji dhe ditarë ku tek të gjitha shkruhet “#RIPDaddy”.