Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, ka kthyer gjithë sytë nga vetja në daljen e saj të fundit publike. 55-vjeçarja ishte e pranishme në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024, në Roy Thomson Hall të premten mbrëma.
Artistja u shfaq me një fustan shumë provokues, i cili ishte plotësisht i hapur nga të dyja anët. Gjithashtu kishte edhe disa fjongo të zeza, të cilat e ndihmonin që JLo të mos tregonte më shumë seç duhet.
View this post on Instagram
Jennifer Lopez ka thyer heshtjen e saj për herë të parë që kur ka dorëzuar kërkesën për divorc nga aktori Ben Affleck së fundmi. Këngëtarja 55-vjeçare postoi në Instagram Stories, por fansat që prisnin detaje mbi gjendjen e saj ose ndarjen nga aktori 52-vjeçar mund të mbeteshin të zhgënjyer, shkruan DailyMail.
Në vend që të ndajë diçka të re, JLo ripostoi një ‘selfie’ që e kishte realizuar më parë dhe që ishte shpërndarë nga një llogari e fansave. Postimi duket se ishte nga një fotosesion i realizuar në dhjetor të vitit 2020.