Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes, Kylie Jenner shfaqet shumë pranë Travis Scott në ditëlindjen e këtij të fundit

Kylie Jenner ka qenë prezente në festën e ditëlindjes së Travis Scott, pas urimit që i bëri ku dukej qartazi se tregonte pozicionin e tij në jetën e saj:

Gëzuar ditëlindjen babai i Stormi-t

Mirëpo, me video-t që vetë Kylie ka postuar në story-t e saj në Instagram, të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin duke kërcyer dhe duke u prekur. Së fundmi, ata udhëtuan së bashku me avion privat duke kaluar kështu fundjavën bashkë.

Ndërkohë kujtojmë se është përfolur shumë për ndarje dhe ribashkimet mes Kylie dhe Travis të cilët kanë një vajzë 3 vjeçe të quajtur, Stormi. Nuk dihet nëse çifti po luan ndonjë lojë për bujë mediatike apo janë me të vërtetë bashkë, na mbetet vetëm të presim a do i shohim bashkë në ditët në vijim.