Celebrities Gossip Showbiz

Pas mungesës në publik pas “BBV”, Heidi publikon momentet intime në dhomë…

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund aludimeve se nuk janë më bashkë. Ka qenë Heidi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka ndarë momente nda dhoma e tyre e gjumit, teksa Romeo i bie pianos. Ajo dëgjohet teksa i thotë:

Je shumë i mirë! E bërë shumë mirë!

Nga ana tjetër, ky i fundit i thotë:

E bëra keq, do e bëj edhe njëherë.

Kjo duket një përgjigje e qartë ndaj të gjitha aludimeve se pas “Big Brother VIP 3”, ata janë ndarë. Kujtojmë se, në post “BBV3” të zhvilluar mbrëmjen e së martës, Heidi, e cila ka folur për marrëdhënien e saj me Romeon që pas daljes nga shtëpia. E pyetur nga moderatori Ledion Liço, Heidi, nuk tregoi arsye konkrete për mungesën e Romeos, por theksoi se raporti mes tyre, edhe pas daljes nga shtëpia, është shumë i mirë. Ajo tregoi planet për të ardhmen dhe dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.