Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.
E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe. Ndonjëherë dashuria e tyre bëhet aq e madhe sa ndonjëherë kalon edhe në ‘çmenduri’ siç ka ndodhur së fundmi me bukuroshen në një koncert. Teksa i ka dhënë dorën një prej të pranishmëve, ky i fundit ja ka tërhequr disa herë duke mos e lëshuar Melindën. Në ato momente, kundrejt tij është lëshuar menaxheri i artistes, Graniti dhe kjo gjë u komentua si një sulm dhe ndaj menaxherit pati mjaft komente në rrjet.
Së fundmi, ka reaguar dhe vetë Graniti duke kërkuar ndjesë publike. Pas tij erdhi menjëherë dhe reagimi i vetë këngëtares.
Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them ë mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe. Domethënë, në ato momente nuk isha vetvetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar. Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje. E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrohem tek njerëzit, por muzika ime është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur, prandaj jam afruar dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi. Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që do të më kuptoni, ose të paktën të provoni të mëkuptoni. Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë. Me respekt, Melinda Ademi.
Edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën sa herë që flet drejtohet me fjalë më emocionuese. Siç ka bërë edhe së fundmi ku për 1-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, Melinda i ka dedikuar disa fjalë që na rrëqethën mishin.