Bota

Pas mashtrimit të dhjetra viktimave, trashëgimtarja irlandeze ekstradohet në Britani!

Një grua që akuzohet se ka jetuar në SHBA duke pretenduar se ishte një trashëgimtare aristokrate irlandeze, duke mashtruar dhjetra viktima në shumë të mëdha, është ekstraduar sot në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët në SHBA thonin se Marianne Smyth përballet me akuzat e mashtrimit të më shumë se $170,000 nga viktimat e saj mes viteve 2008 deri në 2010 në Irlandën e Veriut.

Ndërsa një gjykatës amerikan në Maine vendosi në maj se kishte prova të mjaftueshme për ekstradimin e gruas që ka qytetari amerikane, por e prezantonte veten si ‘parashikuese fati’, ‘magjistare’ dhe ‘mikeshë e yjeve të Hollywood’. Ende nuk ka detaje për krimet e saj të shkuara në Irlandën e Veriut, por zyrtarët në SHBA thonë se Smyth përvetësonte paratë që premtonte të investonte, dhe se kishte organizuar shitjen e shtëpisë së një mikeshe të saj, por në fakt kishte marrë paratë për vete.

Mes viktimave në SHBA përfshihej dhe prezantuesi Johnathan Walton, i cili kishte tentuar të paralajmëronte njerëzit për gënjeshtrat e gruas.

Smyth është krahasuar nga mediat me Anna Sorokin, mashtruesen që hiqej se ishte trashëgimtare gjermane për të financuar jetën e saj luksoze në New York City, historia e se ciles më pas u kthye në serial filmik. Sorokin, emri i vërtetë i të cilës ishte Anna Delvey, i dënua në 2019 për vjedhjen e më shumë se $275,000 nga banka hotele e persona në New York.

Ju rikujtojmë se, trashëgimtarja austriake, e quajtur Marlene Engelhorn e cila trashëgoi miliona euro nga gjyshja e saj u ka kërkuar të panjohurve të vendosin për fatin e pasurisë së saj të trashëguar me vlerë 27 milionë dollarë. Pasi trashëgoi paratë nga gjyshja e saj, Traudl Engelhorn-Vechiatto, e cila vdiq në shtator 2022, Marlene u dërgoi kërkesa 50 shtetasve austriakë të zgjedhur rastësisht për ta ndihmuar në shpërndarjen e pasurisë së saj, raportoi New York Times.