Celebrities Showbiz

Pas martesës në ishujt Maldive, Fjolla Morina dënohet me 6-të vite burg

Prej javësh tashmë ajo është në kërkim pasi u arratis prej dënimit me ‘arrest shtëpie‘ të vendosur nga Gjykata e Kukësit. Bëhet fjalë për këngëtaren tashmë famëkeqe, Fjolla Morinën e cila edhe pse po i fshihet autoriteteve po e shijon jetën e saj në maksimum.

Vetëm pak ditë më parë ajo kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me partnerin e saj Fisnik Syla teksa realizoi edhe një ceremoni të vogël në Maldive. Pamjet e dasmës së saj morën dhenë në rrjetet sociale por nuk kanë munguar as mbrëmjet romantike e shumë luksoze që Fjolla i ka postuar në Instagramin.

Sakaq, teksa ajo po shijon jetën në arrati, Gjykata e Kukësit e ka dënuar atë me 6-të vite burg për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve. Pas marrjes së vendimit, ka qenë i menjëhershëm reagimi i avokates së saj, e cila është shprehur:

Do ta ankimojnë. Fjolla Morina ka patur vetëm një armë, ka qenë aksidentalisht në çantën e saj dhe do ta ankimojmë në Apel.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.