Disa ditë më parë Enca u arrestua në periferi të Tiranës për kultivim të bimëve narkotike në banesë. Në sallën e gjyqit, avokatët thanë se kontrolli në shtëpinë e Encës nuk u krye me vendim gjykate, por me nismën e policisë. Mbrojtja kërkoi masë më të butë sigurie, duke argumentuar se nuk qëndrojnë kriteret për arrest me burg. Enca ishte e pranishme në seancën gjyqësore, por nuk foli.
Pas dy ditësh Enca u lirua dhe Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” këngëtares. Prokuroria kërkoi “Arrest me burg”, por gjykata nuk e pranoi kërkesën e akuzës. Enca u shpreh se është konsumatore dhe se kanabisin në ballkon e kishte për përdorim vetjak.
Vetëm pak më parë Enca ka postuar për herë të parë në Instagramin e saj, ku ka falenderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur dhe komentet pozitive për këto ditë të vështira për to. Gjithashtu nuk mund të mos permendte edhe e emrin e operacionit policor, ‘Balcony’, ku mbeti e arrestuar.