Showbiz

Pas largimit të Harry dhe Meghan nga familja mbretëtore, muzeu i dyllit “Madame Tussauds” zhduk statujat e tyre

Lajmi më i përfolur i momentit pas zjarreve në Australi është edhe vendimi për tu larguar familja mbretërore i Princ Harry dhe Meghan Markle.

Kjo ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës po komentohet pa fund në media dhe mesa duket kushdo ka nga 1 mendim.

Teksa dyshja tashmë jo mbretërorë do të duhet të planifikojnë jetesën mes Anglisë, SHBA-ve dhe Kanadasë, në Londër po merren masa kundrejt tyre.

Muzeu i dyllit “Madame Tussauds” ka mbajtur qëndrim ndaj ish-Dukës dhe Dukeshës së Sussex duke hequr statujat e tyre nga hapësira që i takon familjes mbretërore.

Nëse ju qëllon të vizitoni këtë muze në Londër do të vini re se vendi ku qëndronin statujat e dyllit të Meghan dhe Harry tashmë është bosh ndërsa të gjithë pjesëtarët e tjerë të oborrit mbretëror qëndrojnë aty me krenari.