Mbreti Charles III nuk ka dëshirë të jetojë në Pallatin Buckingham pas kurorëzimit zyrtar. Mediat britanike shkruajnë se Charles do të thyejë traditën mbretërore, duke u transferuar në Clarence House. Ndërtesa, aktualisht është në mes të një projekti restaurimi prej 369 milionë paund. Mendohet se rastaurimi do të përfundojë në vitin 2027. Ndihmësit e Charles kishin këmbëngulur më parë se ai do të jetonte në Pallatin Buckingham sapo të bëhej mbret.
Pallati Buckingham ka shërbyer si rezidenca zyrtare në Londër e sovranëve britanikë që nga viti 1837. Pallati ishte rezidenca kryesore e Mbretëreshës gjatë gjithë mbretërimit të saj deri në mars 2020, kur u detyrua të lëvizë për shkak të karantinës drejt Kështjellës Windsor.
Charles, në fakt, po konsideron hapjen e Pallatit Buckingham dhe kopshtet e tij për publikun gjatë gjithë vitit, një lëvizje që do të rriste ndjeshëm të ardhurat përmes shitjeve të biletave dhe potencialisht do të zvogëlonte sasinë e fondeve të taksapaguesve që kërkohen për mirëmbajtjen e pallateve dhe rezidencave mbretërore.
Rikujtojmë, se Charles thuhet se do ta ndalojë Princin Harry të marrë pjesë në kurorëzimin e tij nëse në librin që pritet të publikohet së shpejti, ai do të sulmojnë Mbretëreshën Bashkëshorte Camilla. Një burim për Daily Beast tha se:
Është një gjë që Harry të sulmojë Charles-in, por nëse Harry e detyron atë të zgjedhë, duke përfshirë Camilla-n në librin e tij, nuk kam dyshim se ai do të zgjedhë Camilla-n.
Ndërkaq, kurorëzimi i mbretit Karli i Tretë do të bëhet në 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër. Shërbimi do të jetë më modern se kurorëzimi i mëparshëm mbretëror dhe “do të shohë drejt së ardhmes”, tha pallati në një deklaratë. Duke shtuar se ceremonia do të jetë padyshim e mbështetur në traditat e vjetra.