Sport

Pas Kroos, Gjermania humbet një tjetër legjendë, ylli i Bayernit i jep lamtumirën kombëtares!

Pas Toni Kroos, Gjermania duket se ka humbur dhe një tjetër yll. Bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili i ka dhënë përfundimisht lamtumirën kombëtares së “Panzerave”.

Lajmin e ka bërë me dije “Bild”, me Euro 2024 që ishte dhe i fundit për sulmuesin gjerman.

Ylli i Bayernit ka qenë gjithmonë një pikë kyçe për skuadrën e “Panzerave” në vite, teksa ishte dhe golashënuesi më i mirë i Gjermanisë në Botërorin e 2014-ës ku u shpall dhe kampion Bote.

Muller u bashkua me Gjermaninë në mars të vitit 2010 dhe që atëherë ai ka luajtur 131 takime, në të cilat ka shënuar dhe 45 gola.

Müller ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale me Bayern Munich, duke iu bashkuar akademisë së tyre rinore në moshën 10 vjeçare. Ai debutoi në ekipin e parë në sezonin 2008-2009.

Me Bayern Munich, Müller ka fituar shumë tituj, përfshirë kampionatin gjerman (Bundesliga), Kupën e Gjermanisë (DFB-Pokal), dhe Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Thomas Müller është konsideruar një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit të tij dhe ka një reputacion për punën e tij të palodhur, kreativitetin në fushë dhe aftësitë e tij për të shënuar gola të rëndësishëm.