Celebrities Gossip Showbiz

Pas “Kriminele”, dy artistët e njohur bashkojnë përsëri forcat pët një bashkëpunim muzikor!

Ka kaluar 1 vit nga publikimi i bashkëpunimit muzikor të Loredanës dhe Yll Limanit, i cili titullohet “Kriminele”. Ky ishte bashkëpunimi i tyre i parë muzikor, i cili u pëlqye menjëherë nga publiku, pasi brenda dy ditëve kaloi 1 milion klikime në platformën YouTube, e tashmë numëron 24 milionë klikime.

Duket se këtë verë do të publikohet edhe një tjetër bashkëpunim mes tyre, kjo për shkak të një postimi të Loredanës në Instastory, ku shfaqet Yll Limani në një studio muzikore duke regjistruar një këngë dhe reperja ndodhej aty gjithashtu. Tashmë të gjithë jemi kuriozë të zbulojmë më shumë nga ky bashkëpunim.

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.