Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte me të vërtetë shumë i veçantë pasi në mungesën e Jonidës, bashkëprezantues vetëm për këtë herë u bë Elios Shuli. E jo vetëm kaq, por një i ftuar shumë interesant dhe karizmatik iu bashkangjit studios. Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili zbuloi shumëçka për TAR.
E nëse ka qenë një temë që padyshim ka bërë shumë bujë në rrjete sociale është konflikti që u bë publik dhe në media mes Robertit dhe kunatës së tij, Tuna ku dyshja dhe në intervista tregonin se dhe pse një familje nuk i kishin punët aspak mirë me njëri- tjetrin. Por, mesa duket tanimë nuk ka probleme dhe Roberti na ‘shuajti’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë, pasi kohëve të fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes tyre.
Ata jetojnë bashkë, kanë dhe fëmijën e dytë që kishte ditëlindjen tani afër. Jetojnë në Shkup. Patrisi udhëton dhe ata janë bashkë, përderisa ai jeton në Shkup ata duhet të jenë bashkë. Për më shumë të kishte dhënë përgjigje më mirë Tuna se ka kohë pa dalë në intervista, të japë përgjigje për jetën e vetë personale.