Einxhel Shkira ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Cherry on Top” nga Bora Zemani.
Gjatë intervistës Einxhel ka folur rreth eksperiencës së saj në “BIg Brother Vip 1”, për jetën e saj si nënë e re, për plane të së ardhmes në televizion etj. Gjithashtu në intervistë Einxhel ka folur edhe për hatërmbetjen dhe keqkuptimet me Donald Veshajn.
Gjatë intervistës Einxhel ka marrë një letër nga Donaldi, ku aktori i humorit nëpërmjet batutave dhe kujtimeve të debateve që kanë patur bashkë, ai i kërkoi të bënin paqe. Momentin ku Einxhel po lexonte letrën, Donaldi e ka ndarë në një postim në Instagram, ku kishte edhe një kërkesë për partnerin e Einxhel, Dj Dagz.