Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë që nga çmimet “Oscar” kur Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock, kjo skenë duket se është ende një temë e nxehtë dhe do të jetë e tillë edhe në vijim. Shuplaka i kushtoi shumë Will-it i cili përveç kritikave u pezullua për 10 vite nga Akademia e “Oscars”. Por, po ashtu po i jep atij edhe përfitime financiare të mëdha dhe të ardhurat e tij janë rritur edhe pasi Netflix ka hequr “Fast and Loose” dhe Sony shtyu “Bad Boys 4”.
Përfitimet e Will nuk po vijnë nga kinematografia, por nga letërsia. “Will”, libri i tij i botuar dhjetorin e kaluar që nga incidenti është kthyer në një nga librat më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara, sipas “Forbes”. Po ashtu, në renditjen e “New York Times” ka kaluar nga i 14-i në vendin e dytë.
Interesi i madh për autobiografinë e Will Smith lidhet me kapitujt në të cilët aktori rrëfen aspekte të tilla si mendimet e tij për vetëvrasje ose marrëdhëniet e tij komplekse me të atin, të cilin ai e adhuronte, por në të njëjtën kohë e urrente për dhunën ndaj nënës së tij. Smith shpjegoi në ‘El Hormiguero’ se:
Babai im abuzoi nënën time, por në të njëjtën kohë, ai ishte gjithashtu një nga njerëzit më të mirë që kam njohur ndonjëherë.
Nga ana tjetër, Will i dha përfitime edhe Chris Rock. Shfaqjet e tij humoristike janë shitur kudo që ai shkon. Chris së fundmi ka shprehur se nuk ka interes të diskutojë incidentin me Will Smith në ‘Oscars 2022’ derisa të shohë disa para. Ndërkaq, prezantuesi dhe eksperti i “Turner Classic Movies” u shpreh se dënimi i Will Smith nuk është aq i rëndë sa një ndalim i përjetshëm nga ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, por është ende një çmim i lartë që ai duhet të paguajë.