Producentët e ‘Tony Awards’ kanë paralajmëruar të pranishmit se shfaqja e ardhshme e çmimeve ka një politikë të rreptë kundër dhunës pas incidentit në ‘Oscars’. Paralajmërimi u lëshua në seksionin e pyetje-përgjigje, të një letre të dërguar nga ‘Tony Award Productions’ për të pranishmit e shfaqjes së 75-të vjetore të çmimeve në qershor.
Në rast incidenti, autori do të largohet menjëherë nga ngjarja.
Letra gjithashtu përshkruante një sërë rregullash të tjera, duke përfshirë kodin e veshjes së ngjarjes dhe politikën e saj të COVID-19, e cila kërkon që të ftuarit të vaksinohen plotësisht për të marrë pjesë. Paralajmërimi vjen disa javë pasi Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenë në ceremoninë live të 94-të të ‘Academy Awards’ më 27 mars. Chris nuk pranoi të ngrinte akuza pas incidentit në Teatrin Dolby të Los Angeles-it.
Smith është ndaluar të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet e Akademisë, duke përfshirë Oscars për një periudhë 10-vjeçare. Ndërkaq, ceremonia e 75-të e çmimeve Tony do të mbahet më 12 qershor në Radio City Music Hall. Ndërkaq, Will Smith dhe bashkëshortja Jada mund të kenë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e showbiz-it pasi tensionet u rritën mes çiftit pas sjelljes së diskutueshme të aktorit në Oscars muajin e kaluar.
Smith thuhet se është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Hollywood. Pasi mori reagime mbarëkombëtare për goditjen me shuplakë të komedianit Chris Rock në ‘Oscars’, një burim pohoi se aktori është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me karrierën e tij në të ardhmen.