Pasò Sport

Pas incidenteve në ndeshjen Tirana – Vllaznia, Lorenc Jemini: “Duhet të futet kultura e ndërprerjes së ndeshjes…”

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.

Sa i përket ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë dhe nëse duhej të ndërpritej apo jo pas incidentit, Lorenc Jemini u shpreh se:

Unë them këtu duhet të futet kultura e ndërprerjes së ndeshjes që të kuptojnë të gjithë kur shkon në një shfaqje si futbolli. Nuk është çështje arbitri por është më madhore sepse duhet të merret një vendim. Pse se di arbitri që duhej ndërprerë ndeshja atje? Ndeshja, ajo e cila pamë ku hidhen kapsolla dëmtohen dy lojtarë dhe krijohet një kaos, tre të shtrirë. Ndeshja duhet të ndërpritet automatikisht aty në atë minutë, nuk ka asnjë problem. Të ndërpritet.