Celebrities Magazine Ndryshe Showbiz

Pas imitimit të Monika Kryemadhit, Neada Muçaj prezantuese dhe aktore e “Portokalli”?

E ftuar në pjesën e parë të emisionit “Ndryshe” nëpërmjet një lidhje telefonike ishte moderatorja Neada Muçaj. Prej disa vitesh tashmë, ajo moderon emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Albania Radio, por së fundmi është bërë mjaft virale në rrjet falë imitimit të Monika Kryemadhit në spektalin e humorit “Portokalli”.

Telefonata sigurisht që nisi me disa nota humori, ku sërish ishte nën petkun e Monikës. Ky talent i fshehur i saj, përse është mbajtur kaq sekret dhe nëse do i vinte oferta për të lënë “Wake Up” dhe për të marrë pjesë në “Portokalli”, a do ta pranonte ajo?

“Wake Up” është dashuri shumë e madhe për mua. Unë pashë edhe diçka tjetër që impakti i “Portokallisë” është shumë i madh tek njerëzit. E duan, e vlerësojnë. Njerëzit duan të qeshin. Salsano është në dijeni të kësaj. “Portokallia” do të ishte ideale për mua nëse do të isha edhe në prezantim, por edhe në aktrim. Ajo do të ishte gjëja më e bukur që mund të më ndodhte. Më falni që jam kaq e drejtpërdrejtë. 

Salsano u shpreh se do të ishte një opsion shumë i mirë për të marrë pjesë. E pyetur nga ai se si ndihej ajo gjatë performancës, Neada u shpreh:

Të them të drejtën Salsano, unë Monikën e bëra për herë të parë totalisht. Ishte një spunto e momentit. Pas një bisede me Ledion po kërkonte për një Mona vërdallë dhe unë ato ditë isha prezente me stafin e “Portokalli” dhe e mora përsipër që ta bëja. Pashë disa video, disa dalje të saj publike dhe u përkushtova. Nuk e kisha me frikë, sepse këtë gjënë e kam me qejf. Për shembull, këto janë ato rolet e vështira dhe ti duhet të mbash një përgjegjësi mbi supe. 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nea ✨ (@neada.mucaj)