Britney Spears është e vendosur të mos heqë dorë nga ëndrrat e saj për të patur një fëmijë tjetër pas dhimbjes së saj të fundit pasi pësoi një abort. Këngëtarja 40-vjeçare kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e saj të tretë dhe fëmijën e parë me bashkëshortin e ardhshëm, Sam Asghari.
Megjithatë, në fillim të këtij muaji, ajo postoi në Instagram për të zbuluar se ajo dhe Sam kishin humbur fëmijën e tyre pas një aborti.
Në atë kohë, Britney u tha ndjekësve të saj në Instagram:
Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm në fillim të shtatzënisë. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim t’ju njoftonim më vonë. Megjithatë, ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me dashamirësi privatësi gjatë këtij momenti të vështirë.
Pas dhimbjes së saj, Britney tani thuhet se po shikon përpara dhe është e vendosur të mbajë shpresat e saj për t’u bërë nënë për fëmijën e Sam. Krijuesja e shumë hiteve, e cila tashmë është nënë e Sean Preston dhe Jayden James, nga martesa e saj me Kevin Federline, është e vendosur të mbetet shtatzënë përsëri.
Duke folur për Closer Magazine, një burim i afërt me këngëtaren zbuloi se Britney zemërthyer ka gjetur ngushëllim në shpresën për të pasur një fëmijë tjetër.