Celebrities Music Showbiz

Pas hitit me Ghetto Geasy, Luiz Ejlli ka gati bashkëpunimin me artisten e njohur…

Ashtu siç dhe e kishin paralajmëruar prej kohësh, Ghetto Geasy ka bashkuar forcat me Luiz Ejllin për të sjell një projekt të ri muzikor. “Ding Ding”, quhet kënga më e re e dyshes e cila është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Projekti është përqafuar nga fansat e dyshes që mezi e kishin pritur këtë bashkëpunim. Kujtojmë se dhe Getoar Selimi ka qenë një përkrahës i madh i Luizit gjatë kohës që ishte në “Big Brother VIP 2”.

Megjithatë, siç duket fituesi i “BBV2” ka ende plane të mëdha për këtë verë. Së fundmi, ai ka ndarë një postim me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, teksa ka lajmëruar se së shpejti do të lançojë projektin e tij muzikor më të ri.

Këtë herë, ai vjen për herë të parë krah këngëtares së mirënjohur Melinda Ademit. Kjo e fundit dëgjohet të thotë në klipin e shkurtër:

Unë jam shqiptare!

Sakaq krah videos shkruhet “Së shpejti”, pa zbuluar më tepër detaje nga publikimi i tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)