Celebrities Gossip Showbiz

Pas grabitjes, Victoria Beckham ka frikë për sigurinë e familjes së saj!

Victoria Beckham ka thënë se ka frikë të qëndrojë në shtëpinë në Londër pa praninë e burrit të saj David pas u grabit pak ditë më parë. Familja u trondit pasi banesa e tyre 30 milionë paundëshe u grabit teksa ata ishin brenda në shtëpi. Një hajdut me maskë u raportua se hyri përmes dritares dhe vodhi një sërë gjërash nga dhoma e gjumit.

Grabitja u zbulua kur djali adoleshent i familjes, Cruz, hyri në shtëpi pasi kishte dalë gjatë mbrëmjes dhe pa xhama të thyer dhe dhomën e rrëmujshme. Tani thuhet se Victoria është shprehur se ka frikë për sigurinë e vetes dhe të familjes së saj, dhe nuk është e sigurt që asgjë e ngjashme nuk do të ndodhë përsëri. Një burim për mediat e huaja tha:

Victoria është tani e shqetësuar për qëndrimin në shtëpinë në Londër dhe refuzon të rrijë atje pa David. Ata kanë rritur sigurinë tahmë por as kjo nuk e qetëson atë.

Burimi tregoi se Victoria ka parë makthe dhe ka frikë madje edhe gjatë ditës.

Ajo nuk e shmang dot ndjesinë se dikush i ka parë ata dhe ka marrë gjëra nga shtëpia.

Gjithashtu burimi ka pohuar se Victoria po përpiqet të qëndrojë e fortë për vajzën e saj 10-vjeçare Harper, edhe pse nuk dëshiron ta mbajë atë jashtë situatës së rrezikshme. Asnjë pjesëtar i familjes nuk do të qëndrojë në shtëpi gjatë javëve të ardhshme gjithsesi.