Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, duket se dramat vazhdojnë dhe jashtë reality show-t. Luizi dhe Dea janë përfshirë në një përplasje të fortë, pasi ky i fundit, teksa ishte në Shkodër solli në vëmendje faktin që moderatorja e ka cilësuar qytetin provincë. Me sa duke Luizi ende nuk i ka harruar disa fjalë të saj, kështu që në party-n e fundit të zhvilluar nuk harroi t’i bënte një lloj hakmarrje.
Këto pamje u bënë virale në rrjet dhe ditën e djeshme Dea Mishel reagoi duke thënë se është ndjerë e ofenduar. E menjëherë pas reagimit të saj kanë vërshuar komentet si pozitive, ashtu dhe negative e vetë bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një mesazh përgëzues për guximin e saj. Krahas Dea ka zgjedhur të thotë edhe disa fjalë të tjera lidhur me situatën duke mos i kursyer edhe disa ‘thumba’.
Thjesht jeni mësuar me njerëz të ndrydhur që bëjnë çdo gjë nga frika e opinionit publi. Unë nuk e vras shumë mendjen për ata që thyejnë gishtat në tastierë, sepse nuk janë të përmbushur me jetën e tyre. E di kush jam dhe them të vërtetën time e cila del në fund. Guximi matet në gjëra të tjera më të mëdha.