Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.
Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe gjatë festës së organizuar pati spekulime për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që dukej nga fotot dhe video-t e bëra. Një reagim erdhi me anë të një Instastory të publikuar disa ditë më parë ku në formë ironie për portalet u shpreh: “Pu pu, filluan prapë”. E vetëm pak më parë, artistja me anë të një video ku shfaqet në palestër me trupin më në formë se kurrë duket se ka zgjedhur t’i vendosë ‘pikat mbi i’ gjithë lajmeve.
Mbrëmja e 6 majit shënoi dhe finalen e spektaklit të madh që ka mbajtur të gozhduar shqiptarët pas ekranit, “Big Brother VIP”. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Finalja ishte e mbushur plot surpriza dhe një ndër to ishte dhe lançimi i projektit të ri të Xhensilës dhe Klajdi Harunit.
Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni kanë ardhur ekskluzivisht për atë natë speciale me një hit të ri të titulluar ”Yjet”, një paralelizëm me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP“. Një këngë kjo e cila duket se do të kthehet shumë shpejt në hit. Në një intervistë pas performancës së tyre ata shprehën dhe ndjesitë e tyre lidhur me këtë projekt e jo vetëm…