Një dokumentar për vëllezërit Menendez u shfaq premierë në Netflix vetëm disa javë pas transmetimit të serialit “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”. Me rastin e Lyle dhe Erik Menendez përsëri në qendër të vëmendjes, vëllezërit janë planifikuar për një gjyq të ri, i cili do të zhvillohet në fund të vitit 2024. Pasi shikuesit ndoqën dokumentarin e ri, shumë pyesin se kush është prokurorja Pamela Bozanich. Ajo ishte e palëkundur në qëndrimin e saj që Lyle dhe Eriku duhet të qëndronin pas hekurave për pjesën tjetër të jetës së tyre.
“Arsyeja e vetme që po bëjmë këtë shfaqje speciale është për shkak të lëvizjes së TikTok për të liruar vëllezërit Menendez”-tha Pamela. “Besimet tuaja nuk janë fakte, ato janë thjesht besime. Dhe meqë ra fjala, të gjithë ju njerëz, unë jam e armatosur. Ne kemi armë në të gjithë shtëpinë, kështu që mos u ngatërroni me mua”-shtoi ajo, sipas Hollywood Life.
Pamela Bozanich ishte një zv.prokurore e qarkut në Los Angeles County. Ajo ishte prokurore kundër Lyle dhe Erikut gjatë gjyqit të tyre për vrasje në 1993. Në dokumentarin “The Menendez Brothers”, Pamela kujtoi vëmendjen e madhe mediatike që mori rasti. “Ditën kur dhamë fjalët hyrëse, hyra në sallën e gjyqit dhe njerëzit po më filmonin. Mendova: “Me çfarë e kam futur veten? Shkova në banjë. Kjo është hera e vetme që kam vjellë gjatë ose para një gjyqi. Të jesh në media ishte një makth”-shtoi ajo.
Vëllezërit Menendez u përfaqësuan nga avokatja Leslie Abramson. Nuk dihet shumë për jetën aktuale të Leslie Abramson. Ajo nuk ushtron më profesionin e avokatit dhe nuk është parë në publik prej vitesh. Gjyqi i vëllezërve Menendez filloi në vitin 1993 dhe ishte një nga rastet e para të mëdha që u transmetua në televizion, duke shkaktuar një valë interesi publik.
Një pjesë kryesore e mbrojtjes së vëllezërve ishte se ata vranë prindërit e tyre në vetëmbrojtje, duke pretenduar se babai i tyre i abuzonte seksualisht gjatë gjithë fëmijërisë së tyre, ndërsa nëna e tyre ishte emocionalisht e paqëndrueshme dhe e papërgjegjshme. Vëllezërit pretenduan se i kryen vrasjet nga frika për jetën e tyre, të bindur se prindërit do t’i vrisnin për të mbuluar abuzimin. Ndërkaq, Kim Kardashian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kalifornisë që të rishqyrtojnë dënimin e përjetshëm që iu dhanë vëllezërve Erik dhe Lyle Menendez.