Humbja e shpejtë e peshës trupore ka edhe pasojat e veta të padëshiruara që ndihen sidomos në lëkurë. Pas humbjes së shpejtë të kilogramëve jo rrallë ndodh që lëkura të lëshohet apo të tendoset. Për të shmangur këtë në masën më të madhe të mundshme, është e domosdoshme që t’u përmbaheni këshillave dhe rekomandimeve të caktuara.
Proteinat mundësojnë ndërtimin e masës muskulore, prandaj trupi juaj do të jetë më i tendosur. Mishi pa yndyrë gjithashtu përmban kolagjen dhe nutrienë të tjerë të shumtë, të cilët i japin elasticitet lëkurës. Pilingu me kripëra minerale nxit qarkullimin dhe përtëritjen e lëkurës, e cila do të jetë më e shëndetshme dhe më elastike. Pilingu i mirë tri deri katër herë në javë mund të bëjë mrekullira për lëkurën suaj.
Vaji i bajameve është gjithashtu preparat për hidratimin dhe do të zbus strijat. Vetëm një lugë e vogël vaj në ditë do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të tendosur. Lëkurë e shëndetshme është lëkura e hidratuar, sepse uji nxjerr toksina nga organizmi. Për t’i siguruar trupit të gjithë nutrienët e domosdoshëm, përpiquni që të hani sa më shumë perime të gjelbra. Lëkura juaj shpejt do të shkëlqejë.
Kur bëhet fjalë për një lëkurë të shndritshme dhe të shëndetshme, duket se çdo personazh i famshëm dhe me ndikim gjithmonë ka të njëjtën këshillë: pini më shumë ujë sesa mendoni se duhet. Ekspertët e shëndetit do t’ju thonë se pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është hapi i parë për të investuar në pamjen tuaj. “Kur jeni të hidratuar, nyjet lubrifikohen, lëkura ushqehet dhe gjëndrat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme,”-shprehet nutricionistja Kimberly Snyder, e cila punon me VIP-a si Reese Witherspoon dhe Kerry Washington.