Celebrities

Pas djalit, Princ Harry dhe Meghan Markle bëhen dhe prindër të një vajze

Meghan Markle ka sjellë në jetë një vajzë të premten në Kaliforni, ndërsa lajmi i prindërimit për herë të dytë u bë i ditur vetëm sot në mbrëmje.

Vajza është pagëzuar me emrin emri Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor, kurse nëna dhe fëmija tashmë janë larguar nga spitali dhe po ndihen mirë, shkruan BBC.

Çifti ka treguar se vajza u quajt Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj. Përveç kësaj, një emër tjetër i dha homazhe Princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident tragjik në vitin 1997.

Më 4 qershor, pritëm në jetë vajzën Lili. Ajo është shumë më tepër sesa mund të kishim pritur ndonjëherë, jemi pafundësisht mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe lutjet nga të gjitha pjesët e botës, kanë thënë Meghan dhe Harry në një njoftim me shkrim për mediat.

Çifti tashmë janë prindër të një djali me emrin Archie, i cili ka lindur më 6 maj të vitit 2019.

Kujtojmë se së fundmi, Markle i kishte anuluar të gjitha angazhimet për shkak të problemeve në shtatzëni. Pasi humbi foshnjën e saj verën e kaluar, ajo vendosi ta mbajë rrezikun në minimum.

Për fat të mirë, lindja shkoi mirë dhe vajza lindi me shëndet të plotë.