Diva e muzikës pop Rihanna së shpejti do t’u rikthehet turneve. Sipas “The Sun”, datat për Amerikën e Veriut janë vendosur dhe pas shfaqjes në “Super Bowl”, artistja do të organizojë një turne botëror dhe datat për Evropën do të publikohen në vitin 2024. Bukuroshja është parë disa herë në studio muzikore, por zërat kanë deklaruar se kishte shkuar për të vizituar partnerin e saj, A$AP Rocky.
Gjithsesi, ajo sërish ka publikuar 2 këngë për “Black Panther 2: Wakanda Forever”, të cilat janë: “Lift Me Up” dhe “Born Again” dhe nuk mendojm se do mbyllet me kaq. 34-vjeçarja është shkëputur nga koncertet gjatë viteve të fundit, ku për herë të fundit performoi në vitin 2016 në Mbretërinë e Bashkuar.
Rihanna po kalon shumë kohë duke punuar në studio gjatë muajve të fundit dhe thuhet se po fokusohet në performancën e saj në arenën gjigande të futbollit amerikan, “Super Bowl”. Rikujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja postoi disa foto dhe video të adhurueshme të vogëlushit të saj. Është hera e parë që këngëtarja nga Barbados publikon imazhe të djalit pas lindjes në maj të këtij viti.