Showbiz

Pas dhunës së djeshme, Baby G konfirmon bashkëpunimin me Chris Brown

Dita e djeshme duket se ishte një ferr për këngëtaren shqiptare Baby G. Me anë të disa postimeve në rrjetin social Instagram ajo tregoi se është dhunuar brutalisht nga ish-shqoqa e saj, modelja Blerta Gashi.

Vajzat gjithashtu nisën një sherr online ku akuzojnë njëra-tjetrën megjithëse asnjëra nuk e merr fajin përsipër. Baby G gjithashtu ka postuar disa video ku shfaq hematomat me gjak dhe shenjat nga e rrahura.

Ajo pretendon se shoqa e saj e futi në kurth dhe së bashku me 3 persona të tjerë të paidentifikuar të cilët e kanë rrahur atë barbarisht gjatë udhëtimit të saj në Dubai ku këngëtarja do të xhironte edhe klipin e projektit të saj të fundit.

Mes dramës dhe debateve Baby G vazhdon akoma të jetë e fokusuar tek puna e saj dhe vetëm pak orë më parë lajmëroi se xhirimet e klipit të saj po shkojnë shumë mirë dhe së shpejti do të lançojë një prurje të re në bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Chris Brown.