Disa javë më parë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Teuta Selimi ka denoncuar bashkëshortin e saj Patrik Neziri dhe të vëllanë, Agron Selimi për dhunë. Ajo bëri dy denoncimet brenda 48 orëve, ku fillimisht ka kallëzoi të shoqin dhe më pas vëllain e saj.
Fillimisht çifti kanë pasur një konflikt verbal që degradoi në dhunë fizike. Ajo akuzoi Patrik Nezirin se e ka goditur diasa herë në kokë. Por pavarësisht, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt. Gjithashtu këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate duke akuzuar të vëllanë Agron Selimi për dhunë.
Ama njerëz pranë artistes deklarojnë që dyshja është rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit dhe tani janë duke jetuar së bashku.