Aktualitet

Pas deklaratës së bujshme për Enverin, qeveria Rama i ndalon Bozos daljet në TV!

Pak ditë më parë inxhinierja dhe tashmë kandidatja për deputete në zgjedhjet e 25 prillit të PS-së, dha deklaratën e bujshme për kohën e diktatorit, Enver Hoxha duke u shprehur se ajo periudhë kishte më shumë të mira sesa të këqija. Kjo deklaratë u pasua nga një tjetër nga Luljeta Bozo e cila gjithashtu shkaktoi shumë zhurmë dhe debate në media ku tha:

Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje për ta.

Në këtë mënyrë duke dënuar regjimin diktatorial. Megjithatë, thuhet se nga këto ngjarje të një pas njëshme, koordinatorët e fushatës së Edi Ramës i kanë ndaluar asaj daljet në TV. Këtë e konfirmon “Lapsi.al” duke nënkuptuar se mund të ketë qenë Rama vetë i cili ka marrë një vendim të tillë.

Sakaq, thuhet se ditët e fundit, Bozo apo siç e quajnë ndryshe “Zonja e tërmetit”, është ftuar në disa programe televizive të cilët kanë marrë një “JO” të prerë nga stafi i Kryeministrit Edi Rama. Ajo përkohësisht do të qëndrojë në heshtje, duke u distancuar nga ekrani ndoshta për të shmangur kështu ndonjë gafë tjetër.