Celebrities Gossip Showbiz

Robert Aliaj lë “Love Story”-n…

Të gjithë u përfshimë pak a shumë në debatin që ndodhi në spektaklin e “Love Story” mes dy opinionistëve Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj. E pas këtyre ngjarjeve të cilat shkaktuar edhe shumë reagime në rrjet “Love Story” nisi ndryshe këtë të hënë. Në panelin e opinionistëve ishte vetëm Bleona. Jerina Lalaj siç e bëri të ditur edhe vetë ka lënë programin javën e kaluar, ndërsa Alketa Vejsiu njoftoi se është vendosur me mirëkuptim që Robert Aliaj të mos e vazhdojë më eksperiencën në Love Story këtë vit.

Jerina e ka lënë programin javën e kaluar për arsye që i dini. E falenderoj për rrugëtimin që ka pasur me ne në këto dy edicione  ndërkohë që Robert Aliaj ka bindjet e tij që nuk i negocion që ne i respektojmë dhe me mirëkuptim  kemi vendosur ne dhe produksioni që ai të mos e vazhdojë më eksperiencën në Love Story këtë vit.

Në fund të shkurtit, Lalaj dhe Aliaj patën një debat të ashpër që u pasua nga ofendime mes njëri-tjetrit, që u pasuan më pas edhe në komente në rrjete sociale, kryesisht në mbështetje të Jerinës. Javën e kaluar, ajo deklaroi se

Për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në një dhunë fizike, kjo është shoqëria për fatin tonë të keq, duke i dhënë leksione për familjen dhe duke prekur ato gra që nuk kanë patur fatin të kenë fëmijë, kështu që sot do të jetë nata e fundit që jemi bashkë.