Në spektaklin e fundit, Jetmiri u shpreh se sipas tij, Egla ka shkelur çdo rregull duke e ofenduar. Nga ana e saj, Egla u shpreh se e gjitha kjo është një skemë e Jetmirit, për të marrë vëmendje. Situata është komentuar në studio nga opinionistët për sjelljet e tij, të cilat sipas tyre kanë qenë gjithashtu ngacmuese. Për shkak të këtyre reagimeve, Jetmiri ka kërkuar madje që të dalë nga shtëpia.
Pasi ka qëndruar disa minuta i vetëm në dhomën e rrëfimit, Jetmiri është shprehur se vendimin e tij do e komunikojë të shtunën. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, teksa ka qenë në oborr duke biseduar me disa prej banorëve, Jetmiri është shprehur se ka apeluar që të dilte kokë më kokë me Eglën në nonimim, mirëpo nuk i është plotësuar.
Jetimri: Unë apelova për nominim kokë më kokë. Unë apelova, pastaj se sa ma morën parasysh dhe sa nuk ma morën, është punë tjetër.
Erjola: Çfarë pritshmërie do kishe nëse dilje kokë më kokë me të?
Jetmiri: Do hiqja mustaqet, do e përcillja tek dera, do i jepja dhe dorën dhe do e shtyja.
Juli: Po nga e di ti se çfarë mendon masa? Apo do ta provosh?
Jetmiri: Po dua po të them tani.
Erjola: Ka dashur ta testojë.
Jetimir: Unë dua të jem. Unë jam i bindur tek vetja, nuk me dridhet qerpiku.
View this post on Instagram