Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Pas “dasmës” së shumëpritur, nuk ndalen momentet romantike midis Luiz Ejllit dhe Kiara Titos!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Me situatën e fundit, krijuar mbrëmjen e djeshme, e githë vëmendja e publikut dhe rrjetit është përqëndruar tek marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Në një lojë krijuar posaçrisht për ta, çifti u “martua” dhe kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.

Puthja mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ishte shëndrruar në një “dramë” më vete brenda shtëpisë së “Big Brother”, teksa këngëtari e kërkonte me ngulm prej shumë kohësh, por moderatorja nuk kishte rënë pre e “presionit”, të paktën deri në atë moment. Fill pas kësaj situate, afrimiteti midis tyre është bërë akoma edhe më i ngushtë dhe momentet romantike janë gjithmonë prezente.

Ata të dy janë cilësuar si banorët më protagonistë të “Big Brother VIP 2”, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre. Luizi ka shprehur shumë herë pëlqimin e tij ndaj moderatores Kiara Tito, por nga kjo e fundit nuk i kishte dhënë shumë “shpresë” në fillim duke e injoruar dhe duke mbajtur distancë me të. Megjithëse Luizi vazhdonte të tregonte kujdes ndaj saj, Kiara dita-ditës filloi që të qëndronte në shumë pranë tij.