Celebrities Gossip Showbiz

Pas daljes nga “BBV2”, Jori Delli takohet me mikeshën e saj, Beniada Nishanin!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Tashmë të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka  Jori Dellin, ish-banoren e “BBV2”, e cila u eleminua mbrëmjen e të martës. Gjatë periudhës kur Jori ishte pjesë e shtëpisë e shihnim se sa shumë e ka suportuar Beniada mikeshën e saj në rrjete sociale. E tashmë që Jori është jashtë shtëpisë të dyja vajzat janë takuar me njëra-tjetrën dhe kanë postuar disa foto, duke na treguar disa momente nga koha që kanë kaluar bashkë.

Beniada shpesh jep mendimin e saj në lidhje me situata të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi bukuroshja si një ish-banore e “BBV1” ka dhënë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve këtë edicion të dytë. Për Benin ajo çfarë konkurrentët duhet të bëjnë  është ta shijojnë më shumë eksperiencën e tyre, të heqin dorë nga strategjitë dhe të tregojnë më të mirën e vetes së tyre.