Pas më shumë se katër vitesh lidhje, Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë. Burime të shumta thanë për ‘People’ se çifti nuk është më bashkë. Aktori dhe modelja u lidhën për herë të parë në dhjetor 2017-ës. Por mesa duket aq e pati dhe lidhja e tyre. Mesa duket Leonardo ka vendosur që ta lë në të shkuarën këtë histori sepse së fundmi një 22-vjeçare misterioze u fotografua duke festuar me të në Saint Tropez.
DailyMail mundi të zbulojë se Maria Beregova u nis për në jug të Francës pas ndarjes me bashkëshortin e saj, Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç. Ish-bashkëshorti i saj, i cili drejton një perandori pronash në Monako, është nipi i një ministri të brendshëm dhe shërbëtor besnik i despotit të pamëshirshëm Gaddafi. Massoud Abdelhafid u etiketua si ‘krahu i djathtë’ dhe ‘enciklopedia në këmbë’ e diktatorit libian Gadaffi.
Beregova postoi disa foto mahnitëse në Saint Tropez, si dhe tregoi dhomën e saj luksoze në “Villa Belrose”, vend ku një natë qëndrimi kushton 1,220 dollarë/euro në korrik. Ajo u fotografua e veshur me një fustan të zi me jakë të hollë nga marka “Noma Kamali”, që kushton 150 dollarë/euro, kombinuar me sandale argjendi dhe diamanti 1,100 dollarësh/eurosh të markës “Mach & Mach”.
Në të njëjtin udhëtim, Leo u fotografua duke kaluar një kohë të mirë edhe me mikun Tobey Maguire në një varkë për në Le Club 55 në St Tropez. Tani Camila duket se i është bashkuar rradhës së ish-të dashurave të Leos, ku për rastësi asnjëra prej të cilave nuk dihet se ka pasur lidhje me aktorin pas moshës 25-vjeçare.