“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.
Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.
Mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “BBV3” u përmend nga Egla, por edhe nga Heidi, e cila tregoi se çfarë ka vuajtur më shumë gjatv atij rrugëtimi të saj.
Un e kam thënë edhe nuk i heq asgjë asaj eksperience shumë e bukur gjithë të mirat, po shumë më mirë jashtë, liria nuk ka të paguar dhe jam e lumtur që sezonin tjwtër do e shikoj nga shtëpia, rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë, kam vuajtur armiqësitë, presionet dhe shpesh herë ofendimet