Celebrities Gossip Showbiz

Pas atleteve, tani fanella e Michael Jordan shitet për çmimin marramendës!

Një fanellë e veshur nga ikona e basketbollit Michael Jordan gjatë ndeshjes hapëse të finaleve të NBA në vitin 1998 është shitur për një shifër rekord, plot 10.1 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s thotë se fanella tërhoqi një vëmendje shumë të madhe nga tifozët e sportit dhe koleksionistët. Sotheby’s deklaroi se fanella e Michel Jordan, Chicago Bulls tërhoqi gjithsej 20 oferta.

Rezultati rekord dëshmon se emri dhe trashëgimia e Michel Jordan janë aq sa të pakrahasueshme, po aq të rëndësishme sa ishin gati 25 vjet më parë. Fanella tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 9.28 milionë dollarësh të paguar për një fanellë të veshur nga ylli i futbollit Diego Maradona në Kupën e Botës 1986.

Jordan shihet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit. Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls, u bë një ikonë globale dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën. Rikujtojmë, se një palë atlete të veshura nga legjenda e basketbollit amerikan u shitën në ankand për vlerën e 1.47 milion dollarëve.  Jordan i përdori këto atlete Nike Air Ani kuqezi gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984.

Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve. Çmimi është më i larti i paguar ndonjëherë për këpucët e përdorura nga çdo sport. Jordan u bë një super yll gjatë viteve 1990 dhe tani është një biznesmen i suksesshëm, me gamën e tij të veshjeve ‘Jordan’ duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm. 58-vjeçari luajti 15 sezone në NBA dhe fitoi gjashtë kampionate me “Chicago Bulls”.