Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Pas arrestimit të tij, vjen edhe reagimi i parë nga artisti Justin Timberlake!

Artisti i njohur Justin Timberlake së fundmi ka reaguar në lidhje me arrestimin e tij. Turneu i këngëtarit ka nisur në Chicago dhe siç pritej, ylli ka komentuar incidentin që i ndodhi së fundmi, kur u arrestua për drejtim të rrezikshëm nën ndikimin e alkoolit në Hamptons. Teksa ndodhej në skenë në United Center, Justin pranoi para publikut të tij se kishte kaluar një javë shumë të vështirë. Ai u shpreh duke thënë se:

Ka qenë një javë e vështirë. E di që ndonjëherë nuk jam njeriu më i mirë për të dashuruar, por e di që gjithsesi me pëlqeni.

Gjyqi i Justin Timberlake është caktuar për më 26 korrik dhe këngëtari është liruar pa kusht. Duke folur për PageSix, avokati i këngëtarit, Edward Burke Jr., tha:

Mezi pres që ta mbroj me forcë zotin Timberlake kundër këtyre akuzave. Ai do të ketë shumë për të thënë në kohën e duhur. Në këtë moment ai është në pritje të raportit të plotë nga Autoritetet e Policisë.

Siç raporton TMZ, Justin Timberlake kishte shkuar të takonte disa miq në një hotel për darkë dhe ishte larguar në orën 12:30 të mëngjesit me makinën e tij. I njëjti publikim raporton se këngëtari ka injoruar shenjën e ndalimit. Kur policia e ndoqi dhe e ndaloi për një kontroll, ai nuk pranoi dhe miqtë e tij dolën dhe iu lutën autoriteteve që ta linin të largohej. Megjithatë, oficerët refuzuan dhe e prangosën.