Së fundmi, aktorja e njohur, Angelina Jolie ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kanë pasur shumë mosmarrëveshje për shkak të punës së Brad me regjisorin Harvey Weinstein edhe pasi kishte dëgjuar mbi historitë e ngacmimeve seksuale të regjisorit.
46-vjeçarja ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga regjisori famëkeq gjatë xhirimeve të një filmi të prodhuar nga Weinstein në vitin 1998, “Playing by Heart”, në të cilin ajo luajti rolin kur ishte në moshën 21 vjeçe. Rrëfimin ajo e bëri në një intervistë të sajën të fundit.
Por, pas këtyre deklaratave të Jolie ka reaguar producenti Harvey Weinstein. Në një deklaratë për “TMZ”, Harvey mohoi pretendimet e ngritura dhe u shpreh se aktorja e ka bërë gjithcka për publicitet.
Asnjë sulm dhe asnjë përpjekje për të sulmuar. Është e pavërtetë dhe një marketing për klikime. Ju jeni Angelina Jolie, çdo mashkull dhe femër në botë, jam i sigurt që interesohet për ju. A po ju sulmon e gjithë bota?
Rikujtojmë se, në një intervistë të fundit për “Guardian”, Angelina Jolie ka shprehur se ka pasur frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt dhe kritikoi qeverinë amerikane se nuk po bën më shumë për të mbrojtur të drejtat e të miturve. Aktorja dhe aktivistja tha se përvojat e saj në marrëdhënien me Pitt e bënë atë të kuptojë rëndësinë e të drejtave të fëmijëve.
Ndërkaq, së fundmi “Universal Pictures” ka njoftuar se më 18 nëntor të vitit 2022, do të lançojë filmin “She Said” në kinema, i cili flet për abuzimin seksual të kryer nga producenti hollivudian, Harvey Weinstein. Në rolet kryesore do të jenë aktoret e njohura Carey Mulligan dhe Zoe Kazan. Të dyja do të interpretojnë reporteret e “New York Times”, Megan Twohey dhe Jodi Kantor, të cilat së bashku botuan një histori rreth abuzimit seksual në Hollywood.