Russell Brand ka mohuar akuzat që lidhen me sjelljen e tij në të kaluarën. Në një video të postuar së fundmi në llogarinë e tij në rrjetet sociale të premten, 48-vjeçari ka reaguar dhe ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. Brand diskutoi gjithashtu edhe për harkun kohor në të cilin u ngritën këto akuza dhe theksoi se të gjitha marrëdhëniet e tij gjatë një periudhe që ai e përshkroi si kalimtare karakterizoheshin nga pëlqimi i ndërsjellë.
Kam marrë dy letra jashtëzakonisht shqetësuese, ose një letër dhe një email, një nga një kompani televizive e medias kryesore, një nga një gazetë, duke renditur një seri sulmesh jashtëzakonisht të rënda dhe agresive. Por mes kësaj vale sulmesh të habitshme, janë disa akuza shumë serioze që unë i hedh poshtë absolutisht. Këto akuza kanë të bëjnë me kohën kur unë punoja në median kryesore, kur isha në gazeta gjatë gjithë kohës, kur isha në kinema. Dhe siç kam shkruar gjerësisht në librat e mi, gjatë asaj kohe marrëdhëniet që kisha ishin absolutisht, gjithmonë konsensuale. Unë kam qenë gjithmonë transparent për këtë – pothuajse shumë transparent. Dhe jam transparent për këtë edhe tani. Dhe të shoh se transparenca është metastazuar në diçka kriminale, që e mohoj kategorikisht. Nuk e kam problem që ata të përdorin librat e mi dhe stand-upin tim për të folur për sjelljen time në të kaluarën. Ajo që unë i hedh poshtë seriozisht janë këto akuza shumë, shumë, të rënda kriminale.